Kalo te përmbajtja
♧  Dërgesa në gjithë Shqipërinë e Kosovë│▣  Pagesë në dorëzim (Cash on Delivery)
0

Menuja kryesore

DYQANI I SKIN POÈME

Gjej kujdesin tënd.

Eksploro sipas kujdesit

DITARI I SKIN POÈME

PDRN — përbërësi viral që erdhi nga klinikat koreane

Nga injeksionet e dermatologëve në Seoul te serumi juaj i mbrëmjes — çfarë është PDRN (DNA e salmonit) dhe pse po e merr Botox-in në sy.

PDRN — përbërësi viral që erdhi nga klinikat koreane

Në klinikat e lëkurës në Seoul, PDRN injektohej për rigjenerim — i njohur si "salmon DNA treatment" dhe me çmime të majme. Tani i njëjti përbërës gjendet në serume, dhe TikTok e ka shpallur yllin e ri të anti-aging.

Çfarë është PDRN?

Polideoksiribonukleotid — fragmente ADN-je të nxjerra nga salmoni, të ngjashme strukturalisht me atë njerëzore. Në lëkurë stimulon riparimin qelizor: fibroblastët punojnë më shpejt, kolagjeni rritet, barrierja forcohet.

Çfarë bën vërtet

  • Elasticitet — lëkura duket më e plotë, vijat e holla zbuten.
  • Riparim — shenjat dhe irritimi shërohen më shpejt.
  • Shkëlqim "glass skin" — efekti që e bëri viral: lëkurë e ujshme, e qetë, reflektuese.

Tri mënyrat tani te ne

  1. VT PDRN Essence 100 — esenca ditore e lehtë, hapi më i thjeshtë për të nisur.
  2. Heveblue Salmon PDRN 100K Booster — booster i përqendruar për rezultat maksimal (ampulë intensive).
  3. Numbuzin No.9 NAD+ PDRN Toner — PDRN + NAD për shkëlqim, si tonik pas pastrimit.

A ia vlen?

Nëse keni provuar gjithçka për elasticitet dhe shenja — po, është kategoria më interesante e momentit. Nuk zëvendëson klinikat, por si përdorim ditor jep atë që serume të tjerë nuk japin: rigjenerim aktiv.

I gjeni të gjithë te koleksioni PDRN — origjinale, me pagesë cash në dorëzim në Shqipëri e Kosovë.

Per kete teme

Keto produkte nga dyqani yne jane per ate qe flet ky postim — me cash ne dorezim aty ku dergojme.